Aktuale

Ambasadori Greg Delawie mbështet vendimin e ministres Dhurata Hoxha

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie i ka dalë në mbështetje ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Kjo e fundit, mori vendim  për suspendimin e zyrtarëve korrektues ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“E mirëpres suspendinin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humb besimin në drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan Greg Delawie në Twitter.