Aktuale

Ambasadori Kosnett shkon për pushime

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter se për pak ditë së bashku me bashkëshorten e tij do të shkojnë për pushime.

Kosnett ka shkruar se ai dhe Alision do të pushojnë disa ditë.

Tutje, i njejti ka thënë se kur të kthehin do të vazhdojnë angazhimin me popullin e Kosovës, në internet, si dhe duke udhëtuar në të gjithë vendin.

“Alison dhe unë do t’i marrim disa ditë pushim për t’u rimbushur me energji për sfidat tërheqëse që na presin. Kur të kthehemi, mezi presim të vazhdojmë të angazhohemi me popullin e Kosovës, qoftë përmes internetit, qoftë përmes udhëtimeve rreth vendit”, ka shkruar ai.