Aktuale

Ambasadori zviceran i shkon në zyrë Pal Lekajt, ky i fundit sqarohet për deklaratat e mbrëmshme

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.

Lekaj në këtë takim i ka sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

Në këtë komunikatë për media thuhet se Lekaj në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën.

“Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim.

Mes të tjerash, Lekaj ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës. Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve”, thuhet në këtë komunikatë.

Lekaj i ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli