ShowBiz

Ambasadorja Vlora Çitaku i ka dy fjalë për Ledri Vulën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku gjatë ditës së djeshme ka postuar disa imazhe radhazi lidhur me festën e pavarësisë.

E në një prej tyre, ajo komentoi performancën e reperit Ledri Vula, në sheshin “Skënderbeu”.

Madje, Çitaku e quajti atë “djalin më të mirë të Prishtinës, artist dhe patriot”, ngase ai në performancën e tij kishte edhe elemente patriotike.

“Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundesisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë.
Ti nuk je veç artist i shkëlqyshëm, ti je patriot. Jam krenare me ty. Të ngjaftë Arbëri.”, shkruan ajo.

the authorE B