Tech

AMD prezanton procesorët “më të shpejtë” në botë për laptopët

Ditën e sotme AMD prezantoi çipet e reja Ryzen për laptopët super të hollë 2n1 dhe pretendon se janë më të shpejtit në botë në klasin e tyre.

Detajet e procesorëve janë:

Ryzen 7 2700U me grafika Radeon Vega:

4 bërthama/ 8 threads
8 Ghz CPU
10 procesorë grafikë
1,300 Mhz GPU
6MB L2/L3
15 vat TDP
Ryzen 5 2500U me grafika Radeon Vega:

4 bërthama/ 8 threads
6 Ghz CPU
8 procesorë grafikë
1,100 Mhz GPU
6MB L2/L3
15 vat TDP
Në tërësi këto procesorë të rinj AMD Ryzen ofrojnë një performancë superiore krahasuar me gjeneratën e kaluar të procesorëve mobil nga AMD.

Performancë procesorike 3 herë më të lartë
Performancë grafike 2.3 herë më të lartë
Konsum energjie deri në 58% më pak
AMD pretendon se procesorët e rinj Ryzen ofrojnë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë krahasuar me modelet e kaluar FX-9800P. Sa i takon grafikave, të dy modelet Ryzen 7 2700U dhe Ryzen 5 2500U mbështetin dekodimin H.265/HEVC për videot 4K dhe VP9.

Ajo që nuk dimë është sesi krahasohen me procesorët Intel Kaby Lake, por nisur nga specifikat mund të shohim se Intel nuk ka për ta pasur të lehtë.

Ryzen 5 2500U dhe Ryzen 7 2700U do të shfaqen në javët në vijim një laptopët e parët Acer, HP dhe Lenovo.

the authorE B