Aktuale

Amerika sjellë ushtarë të rinj në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dislokojnë ushtarë të rinj në Kosovë, në pranverë.

Ushtarët amerikanë do të vijnë nga Ekipi Luftarak i Brigadës së Dytë i Fort Karsonit.

Batalioni i Tretë i Regjimentit të 61’të të Këmbësorisë do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82’të Ajror, të cilët janë dislokuar për të ndihmuar Grupin Multinacional Luftarak Lindor në Kosovë.

Kështu  raporton “The Gazette” nga Kolorado.

Sipas ushtrisë amerikane, grupi luftarak në fjalë zhvillon “operacione në mbrojtje të paqes” dhe përbëhet nga 1.000 trupa nga pesë shtete – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

“Ushtarët kanë punuar dhe janë stërvitur fort në përgatitje për dislokimin e ardhshëm në Kosovë”, ka thënë shefi i njësitit, llejtënant-kolonel Donald T. Braman.

“Jam krenar me ushtarët tanë, dhe jemi të gatshëm të mbështesim misionin e NATO’s, KFOR’in”, është shprehur ai.