Sport

Ancelotti: Ky lojtar do ta zëvendësoj Xabi Alonson (Foto)

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, mendon se Corentin Tolisso është i aftë të zëvendësoj Xabi Alonson, i cili ka dal në pension
Bayern Munich ka shpenzuar 41.5 milionë euro për transferimin e Corentin Tolisso nga skuadra e Lyonit.

Trajneri i Bavarezëve, Carlo Ancelotti ka folur fjalë të mëdha për reprezentuesin e Francës, përcjell Express.

“Tolisso është një mesfushor me të vërtetë i mirë sipas mendimit tonë. Ai ishte një nga mesfushorët më të mirë në treg”, ka thënë Ancelotti.

“Ai është ende i ri, ai ka luajtur mirë në Lyon, por mendoj se me ne mund të përmirësohet më shumë. Unë mendoj se Tolisso ka një profil të mirë për të zëvendësuar një lojtar si Alonso”, ka theksuar italiani. /Express/

the authorE B