Sport

Ancelotti na jep lajmin e keq, zbulon pensionimin e Ronaldos

Carlo Ancelotti ka folur për pensionimin e Cristiano Ronaldos.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, i cili ka punuar me portugezin te Real Madrid, ka thënë se ylli portugez do të pensionohet në moshën 40 vjeçare.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, së fundi ka festuar ditëlindjen e 34, por gjendja e tij fizike jep sinjale se ai ka akoma shumë për t’i dhuruar futbollit.

Ancelotti teksa ka folur për impresionimin që ia ka bërë Moise Kean këtë sezon, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo do të pensionohet në moshën 40 vjeçare.

“Jam i impresionuar dhe befasuar nga Kean”, ka deklaruar Ancelotti.

“Ai është me fat që stërvitet me një lojtar të kalibrit si Cristiano Ronaldo”.

“Ai (Ronaldo) do të luajë deri në moshën 40 vjeçare, sepse përveç që ka një fizikë të madh, ai ka edhe inteligjencën, fuqinë dhe vendosmërinë për t’u përmirësuar çdo ditë”./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli