Ancelottit i del Bayerni nga dora, ia bën këtë edhe Ribery (Video)

Pas problemeve me Robert Lewandowskin, te Bayerni ka shpërthyer edhe një yll tjetër. Frank Ribery ka reaguar keq kur është zëvëndësuar në 12 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Anderlecht.

Ylli francez e hodhi fanelën duke lëshuar fushën me të shara pas zëvëndësimit. Për ta qetësuar atë në stol shkoi edhe drejtori i klubit, Salihamigjiq ndaj të cilit është dëgjuar duke kritikuar Ancelottin.

Atmosfera në skuadër thuhet se nuk është aspak e mirë dhe se disa lojtarë janë kundër Ancelottit./Indeksonline/