Aktuale

Andrew Rusell- të bëhet më shumë për lirinë e shtypit

Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë Z. Andrew Russell ka lëshuar një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit.

Duke uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm për të gjithë gazetarët ai ka theksuar se sa e rëndësishme është sot ta përkrahim lirinë e shtypit.

Sipas Freedom House, në vitin 2015, liria e shtypit kishte rënë në pikën më të ulët në 12 vitet paraprake, si pasojë e akterëve të ndryshëm kriminel e terroristë, që kërkojnë heshtjen e mediave pavarësisht çmimit, në luftën e tyre për pushtet- thuhet më tutje në deklaratë.

Duke shtuar se Kosova për fat ka një shtyp, të cilit i dëgjohet zëri, vihet në dukje se ka akoma për t’u bërë pasi Freedom House e konsideron një shtyp pjesërisht të lirë, pasi që sipas Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës raportohet të ketë pasur 27 kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve në një vit (2015).

Sot, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë solidarizohet me miqtë e vet në media në tërë Kosovën. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për fuqizimin e rolit tuaj në ndërtimin e një shoqërie plotësisht të hapur, demokratike dhe të lirë në Kosovë, – thuhet në fund të deklaratës së tij./KosovaPress/