Fun

Me anë të vrushkujve të ujit, zjarrfikësit e ngritën veturën lartë (Video)

Njësiti i zjarrfikësve që shërbejnë në Oppin të Gjermanisë, i kanë lidhur gypat për një veturë dhe e kanë ngritur lartë me anë të presionit të ujit.

Me të rritur volumin, makina Trapan ka nisur të ngrihet nga vendi dhe qëndronte pezull, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, vetura e prodhuar më 1957 anon në njërën anë, por me ndihmë e litarëve zjarrfikësit ia mbajnë balancën dhe më pas e ulin në mënyrë të kontrolluar.

Ndryshe, ky automobil gjerman e ka pjesën e jashtme nga materiali me bazë plastike. Shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për 21-sekonda, kurse shpejtësia maksimale saj është 110 kilometra në orë. /Telegrafi/