ShowBiz

Angelina Jolie nuk nominohet në Oscars

Akademia e çmimeve Oscars, sot shpalli listën e nominimeve për edicionin e 90-të të saj.

Emri i aktoret hollivudiane, Angelina Jolie nuk figuronte në asnjë kategori.

Projekti i saj “First They Killed My Father” ishte i nominuar në “Golden Globes” dhe fansat shpresonin që do të vlerësohej edhe me një “Oscar”.

Edhe aktorë të tjerë të mëdhenj si Michelle Williams në filmin “All The Money In The World” apo James Franco me “The Disaster Artist” nuk kanë marrë asnjë nominim në ceremoninë e këtij viti.