Sport

Anglezët nuk i lejuan “Dardanët” ta fusin një baner në stadium

Kosova kishte përkrahje të mjaftueshme të tifozëve në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë si mysafire e Anglisë, të humbur me rezultat 5:3.

Tifozët “Dardanë” mbanin edhe banerë të ndryshëm në tribunën e tyre, përpos flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, tifozët e Kosovës nuk janë lejuar nga sigurimi i ndeshjes ta fusin në stadium një baner për arsye tash për tash të panjohura.

“Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”, shkruhej në banerin e “Dardanëve” që u ndal në hyrje të stadiumit.

Tifozët e Kosovës ishin shumë miqësorë me anglezët për të cilët shprehnin mirënjohje për kontributin që Anglia e ka dhënë rreth çlirimit të Kosovës dhe shtetndërtimit. /GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli