Rajon & Botë

Anija më e madhe e lundrimit në botë niset për në SHBA

Symphony of the Seas e Royal Caribbean kushtoi 1.35 miliardë dollarë për të ndërtuar dhe është 365 metra e gjatë si edhe mund të mbajë më shumë se 6.600 pasagjerë.
Imazhet e publikura tregojë anijen madhështore në portin e Miamit gjatë natës.

Symphony do të qëndrojë gjatë gjithë vitit në PortMiami duke filluar nga ky muaj. Anija mbërriti në qytet të premten pas një udhëtimi 12-ditor nga Barcelona.

Symphony of the Seas është anija e 25-të në flotën e Royal Caribbean dhe u lançua për herë të parë në mars ndërsa bëri lundrimin e parë më pasagjerë në prill.

the authorBurbuqe Metolli