Rajon & Botë

Anija përplaset me vinçin “gjigant”, porti në kaos

Porti i Antwerpit në Belgjikë është një nga më të rëndësishmit në Europën e Veriut, veçanërisht për qarkullimin e mallrave.

Por ditën e djeshme porti përjetoi momente terrori kur një anije mallrash me shumë mundësi për shkak të erës së fortë që tejkalonte 80 kilometrat në orë.

Anija e gjatë 320 metra humbi kontrollin dhe u përplas me vinçin gjigant për kontejnerët që sapo ishte instaluar, me një kosto afër 20 milionë euro.

Impakti i tmerrshëm shkatërroi vinçin, duke bllokuar ditën e djeshme aktivitetin në port. Fatmirësisht nuk rezultojnë të lënduar nga aksidenti. /Front Online/

the authorGazetaKNN