Rajon & Botë

Anija sizmike turke eksploron për gaz natyror dhe naftë

Ankaraja do të zhvillojë aktivitete shpimi me anijen e re sizmike të Turqisë, si pjesë e aktiviteteve të eksplorimit të gazit natyror dhe të naftës në Mesdhe dhe në Detin e Zi, tha të premten Berat Albayrak, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Albayrak tha se negociatat janë gati në përfundim për një anije të re sizmike që do të vendoset në inventarin e vendit në tremujorin e fundit të këtij viti.

“Ne do të bëjmë aktivitetet tona të shpimit me inxhinierët tanë”, tha ai.

Anija e parë sizmike e Turqisë “Barbaros Hayrettin Pasha” tashmë ka filluar të kryejë operacione në Mesdhe prej prillit të vitit 2017, ndërsa anija e dytë “MTA Oruc Reis”, së shpejti do të jetë gati për eksplorim, shpjegoi ai.

Ministri tha se shumë raporte ndërkombëtare deklarojnë se ky shekull do të jetë shekulli i gazit natyror.

“Në pesë vitet e ardhshme do të ketë një kapacitet shtesë prej 60 deri në 100 miliardë metra kub, që do të vijnë nga Australia dhe SHBA-të. Ne gjithashtu do të punojmë në tregjet tona të LNG-së. Këtë vit, centrali i dytë lundrues i LNG-së i Turqisë (FSRU) do të jetë funksional”, deklaroi ai.

the authorE B