Shëndetësi

Ankthi shkakton dëme të pariparueshme në shëndet

Studimi gjithashtu nxjerr në pah se gjatë përjetimit të ankthit pasojat në shëndet shtohen, pasi ka rrezik dhe për sëmundje kardiovaskulare, përveç rrezikut për sëmundje mendore, transmetn “Zeri.info”.

Flitet shumë për stresin, ankthin e depresionin, por anashkalohen dëmet reale në shëndet. Një studim suedez merr seriozisht situatën, duke treguar se pasojat e ankthit, nëse nuk trajtohen, mund të jetë një “minë me sahat” për shëndetin.

Shqetësimet që sjell ankthi mund të shkatërrojnë jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke kushtëzuar jo vetëm funksionimin normal të përditshmërisë, por edhe kapacitetin funksional të trupit, që nga sjellja, kapaciteti kritik dhe kujtesa. Mostrajtimi i tij mund të jetë fatal për shëndetin deri në lindjen e patologjive të parikuperueshme, sikurse është Alzhaimeri.

Nëse deri tani punohej me lidhjen mes depresionit dhe çmendurisë, studimi i fundit hedh dritë mbi raportin mes një situate të përkohshme, sikurse është ankthi dhe kushtëzimit të disa aftësive që deri tani janë nënvlerësuar. Deri tani studiuesit skandinavë nuk janë limituar në përfundimet e arritura, por kanë formuluar një hipotezë për ta shpjeguar lidhjen e mundshme mes ankthit dhe sëmundjeve të tjera deri të Alzhaimeri.

Shëndeti i trurit kushtëzohet nga rritja e kortizolit, një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore gjatë periudhës së stresit. Në rast të tensionit të lartë sekrecionet rriten, duke u bërë përgjegjëse për rritjen e sheqerit në gjak.