Sport

Anulohet finalja e kupës së armikes jugore

Finalja e Kupës së Amerikës së Jugut u pezullua pasi një avion linje që transportonte ekipin brazilian të “Chapecoense”, që ishte një prej finalistëve, u rrëzua pranë Medelin në Kolumbi, njoftoi sot konfederata e futbollit të rajonit “Conmebol”.

“Të gjitha aktivitetet e konfederatës janë pezulluar deri në urdhër të ri”, deklaroi “Conmebol”.

Avioni i “LAMIA Airlines” transportonte 81 pasagjerë, ku edhe pjesëtarë të ekipit të “Chapecoense”, që pritej të luante kundër “Atlético de Colombie” në finalen e Kupës Amerikanojugore, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Nga ky aksident vetëm gjashtë persona mbijetuan.