ShowBiz

Anxhelina rrëmben vëmendjen e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj e cila ka një kohë të gjatë që është zhvendosur në SHBA, jeton në një shtëpi me grimerin e njohur Ariel i cili përkujdeset për grimin e Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

Arieli jo rrallëherë publikon fotografi në rrjetet sociale të Anxhelinës të grimuar nga ai të cilat marrin pëlqime dhe komente të shumta.

Fotografia e fundit e Anxhelinës që Arieli ka publikuar ka marrë pëlqimin edhe nga dy të famshmet Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Ndryshe, kujtojmë se Anxhelina po punon me producentë të njohur të fushës së muzikës në SHBA dhe pritet që të vijë me një projekt të ri muzikor për tregun ndërkombëtar.