Aktuale

Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Ragip Begajt

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 3 prill të këtij viti.

Me anë të këtij aktvendimi, gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër të cilën dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të Malishevës.

Sipas vlerësimit të Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë, nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hedhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë.

the authorE B