Aktuale

Apostolova përfol raportin e BE-së, tregon për ngecjet e Kosovës, në ekonomi, arsim…

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, pas publikimit të Raportit të Progresit, ka treguar një varg kritikash sa i përket institucioneve kosovare.

Situata politike në Kuvendin e Kosovës, mungesa e dialogut në Kuvend nga ana e pozitës e opozitës, krijimi i bordeve të pavarura dhe bordeve, ekonomia e dobët si dhe mungesa e cilësisë në fushën e arsimit janë vetëm disa nga kritikat që po i adresohen Kosovës në Raportin e Pogresit, shkruan Gazeta Express.

“Partitë duhet t’i kthehen debatit në parlament. Krijimi i institucioneve të pavarura dhe bordeve mbetet ende sfidë për Kosovën. Nuk ka ndryshime në sferën e ekonomisë, ka pak progres në këtë fushë. Nuk ka cilësi në arsim. Situata nuk ka ndryshuar aspak sa i përket kësaj çështjeje. Është e qartë se duhet të bëhet shumë punë për të kaluar mangësitë e konsiderueshme për t’u anëtarësuar në BE”, ka thënë shefja e BE-së për Kosovën. /GazetaExpress/