Aktuale

Apostolova sot në veri

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të vizitojë sot Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi i punës së bërë në projektet e financuara nga BE-ja në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë vizitës, Apostolova do të takohet edhe me kryetarët e katër komunave veriore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave./KP