Rajon & Botë

Arabia Saudite përzë kafshët e Katarit, mijëra deve ngordhin nga etja

Mijëra deve kanë ngordhur nga uria dhe etja pasi u dëbuan nga Arabia Saudite për shkak të përplasjeve me Katarin.

Disa kafshë u zhdukën kur u mbetën të bllokuara në kufirin ndërmjet dy vendeve ku nuk kishte ushqim dhe ujë të mjaftueshëm.Qindra të tjera janë lënë të vdesin gjatë rrugës, pasi pronarëve të tyre u është dhënë një orë për t’u larguar nga fermat.

Kjo ndodhi kur Sauditët nxorën jashtë pronarët e Katarit15,000 deve u “përzunë” nga tokat sauditë për shkak të krizës dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e vogël të Gjirit.Më shumë se 9,000 deve u dëbuan në vetëm 36 orë. Katari, i cili është vetëm 4400 kilometra i madh, përdorte hapësirat e gjera të fqinjit të saj për kullotjen e kafshëve të saj.

the authorE B