Rajon & Botë

Arabia Saudite promotor i ekstremizmit islamik në Britani të Madhe

Arabia Saudite është krye promotori i huaj i ekstremizmit islamik në Britani të Madhe, sipas një raporti të sapo publikuar.

Grupi i ekspertëve neokonservatorë, Henry Jackson Society, ka thënë se ekziston një lidhje e qartë dhe në rritje mes organizatave islamike, që vazhdimisht kanë marrë fonde nga jashtë, predikuesve të urrejtjes dhe grupeve xhihadiste që nxisin dhunë, transmeton Express.

Ky grup ka bërë thirrje për një hetim publik ndaj rolit të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit.

Ndërkohë, Ambasada e Arabisë Saudite në Britani ka thënë se këto pohime janë plotësisht të rreme.

Në anën tjetër, ministrat britanikë janë nën presion për ta publikuar raportin e tyre për grupet islamike me bazë në Britani.

Raporti i Ministrisë së Brendshme për ekzistencën dhe ndikimin e organizatave xhihadiste, i udhëhequr nga ish-kryeministri David Cameron në vitin 2015, raportohet se ende nuk është kompletuar, derisa druhet nëse do të publikohet ndonjëherë./Express/

the authorE B