ShowBiz

Ardit Gjebrea i prekur nga tërmeti: Ngushëllime dhe kurajo Itali!

Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea e ka nisur ditën sot me një mesazh prekës të shkruar në rrjetet sociale.

Ai ndihet shumë i trishtuar për situatën tragjike në Itali dhe ju jep aty ngushëllimet dhe kurajo.

Në vend të një dite feste, sot Amatrice, qyteti i cili u prek më së shumti nga tërmeti, është në ditë zie. Kjo e ka bërë Arditin t’i kushtojë fjalë prekëse tragjedisë së Italisë:

“Sot në Amatrice, Itali, duhej të ishte një ditë feste – La Sagra di Amatrice. Do shkonin nga e gjithë Italia të festonin traditën kulinare aq të famshme në botë dhe kanë shkuar, por për ditë zie!

Janë 284 viktimat e deritanishme nga tërmeti në Amatrice dhe qindra shtëpi e ndërtesa të rrafshuara komplet që trishtojnë jo vetëm familjarët, por një komb të tërë. Ngushëllime dhe kurajo Itali!”, shkruan ai në Instagram