ShowBiz

Ariana Grande rikthehet në Manchester për koncertin e bamirësisë (Foto)

Ariana Grande është rikthyer në qytetin e Manchesterit, ku do të mbajë një koncert humanitar.

E gjithë kjo pas një sulmi terrorist në koncertin e javë më parë në Manchester Arena, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Këngëtarja 23-vjeçare ka arritur në sot në aeroportin Heathrow të Londrës, ku do të udhëtoj më pas për në Manchester me ç’rast do të mbajë një koncert të dielën.

Sëbashku me Granden kanë paralajmëruar performancën e tyre edhe Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Take That dhe Miley Cyrus.

Theksojmë se paratë e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë për fondin e bamirësisë në mbështetje të familjeve të viktimave. /Telegrafi/

the authorE B