ShowBiz

‘Arifhikmeti’ rruan flokët, publikon një pozë me ‘Kokën’ dhe Robertin (Foto)

Aktori nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, u bë i njohur për publikun e gjerë me rolin e ‘Arifhikmetit’ në hit serinë televizive, “O Sa Mirë”.

Ai aktualisht nuk është pjesë e këtij seriali, porse vazhdon me projekte të tjera artistike.

Ndërkohë, jo rrallë herë, Xhevdeti vendos ta ndryshojë dukjen e tij, qoftë për nevojat e roleve apo për arsye personale.

Së fundmi, aktori i ka shkurtuar shumë flokët dhe në rrjetet sociale ka publikuar fotografi me dukjen e tij të re.

Për më shumë, ai ka pozuar me muzikantin Robert Berisha dhe me aktorin Fatos Kryeziu, të njohur për rolin e ‘Kokës’ në serialin “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/

the authorE B