ShowBiz

Arilena Ara sjell imazhe prej provave para festivalit muzikor në Rusi (Video)

Arilena Ara është një prej tre këngëtareve shqiptare që do të performojnë para publikut rus.

Në fakt, këngëtarja shqiptare do të jetë e pranishme në festivalin më të madh të muzikës, i cili do të mbahet në Moskë.

Para perfomancës së sotme, Arilena ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa bënë prova para se të perfomoj sonte në “Europa Plus”.

Këngëtarja pritet të këndojë këngën që u bë edhe hit botëror “Nëntori”, i cili deri më tani është shikuar mbi dhjetë milionë herë në YouTube.

Ndryshe, edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë të pranishme në festivalin rus, por jo edhe Era Istrefi, e cila ka anuluar pjesëmarrjen shkaku i kërcënimeve për vrasje. /Telegrafi/

Rehearsal! Europa Plus Live, tonight! ?

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

the authorE B