AAB dhe PTK nënshkruan marrëvshje bashkëpunimi (Foto)

Gazeta KNN | E Martë, 15 Shtator 2015 - 12:12

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe drejtori Menaxhues të Postës dhe Telekomunikacioni të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Me këtë rast, rektori Tafa tha se me Telekomin e Kosovës kanë pasur baskëpunim edhe në të kluarën dhe se ky bashkëpunim është duke vazhduar.

"Natyrisht se sot jemi dakorduar që të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. AAB-ja me potencialet e veta, me studentët e vet, me profesorët, me stafin teknik dhe administrativ do të marrë shërbimet e Telekomit të Kosovës, kështu që edhe Telekomi i Kosovës do të përkrahë aktivitet e ndryshme të ABB-së në fushën akademike, shkencore, artistike, sportive etj", theksoi Rektori Tafa.

Ndërkaq, drejtori Menaxhues të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa tha se për dallim nga hera e kluar, kësaj radhe marrëvesjen e bashkëpunimit me Kolegjin AAB e kanë më të precizuar.

"Dua të bëj publike që flasim për 15 mijë studentë që do të bëhen pjesë e komunitetit të "Trip-it". Për marrëvsjen tre vjeçare flasim për një numër prej 23 mijë studentësh që do t'i bshkangjiten paketës "n'Trip". Poashtu flasim edhe për disa numra jo të vogël, prej 200 e më shumë "PostPaid" të clët i ka stafi i AAB-së dhe që do të kalojnë tek operatori "Vala'", u shpreh Mustafa.

Ai tha se për Postën dhe Telekomin e Kosovës kjo shtë kontrata më e rëndësishme, pasi që kanë nënshkruar marrëvshje me Kolegjin më të fuqishëm në vend.

"Flasim për numrin më të madh të studentëve që do t'i baskangjiten komunitetit të "Tripit", ku normalisht ne si Valë do të jemi të gatshëm që prej fillimi të vitit të ri akademik që fillon në tetor. Kjo normalisht shërben për komunikimin më të lehtë mes studentëve dhe SMS të shumtë të cilët AAB-ja do t'i menaxhojë përmes platformave tona në Valë që i kemi", tha drejtori menaxhues i Postës dhe Telekomunikacioni të Kosovës (PTK), Agron Mustafa. /S. Musliu