Në AAB Tetarin “Faruk Begolli” u dha premiera e shfaqjes“Për çaj te Hillary”

Gazeta KNN | E Martë, 31 Maj 2016 - 13:39


Për vetëm tre muaj në AAB Teatrin “Faruk Begolli” janë prodhuar tri produksione teatrore: “Profesor, jam talent...“ në regji të Luan Dakës, “Dy gjitarë ëndërrimtarë“ regjia Melihate Qena, dhe mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Për çaj te Hillary” me regji të Burbuqe Berishës dhe tekst të John Mucci.

Në këtë shfaqje në rolet kryesore u paraqitën aktoret: Shengyl Ismaili e Rabije Rozi Kryeziu; konsulltant muzike: Trimor Dhomi; kostumografe: Linda Metaj - Tafa; skenograf: Yll Selmani; koreografe: Rudina Berdynaj- Jakupi; mjeshtër i dritave: Asllan Hyseni, ndërsa teksti u përkthye nga anglishtja nga Gazmend Bërlajolli.

Pesë vjet pas skandalit të presidentit amerikan Bill Clinton – Monika Lewinski, të “terrorizuar” nga presioni medial, zonja e parë e ShBA, Hillary Clinton dhe e përfshira e skandalit, asistentja Monika Lewinski, bëjnë plane të dalin nga situata që i rrethon.

Hillary fton Monikën në Shtëpinë e Bardhë, për çaj. Gjakrat vlojnë ndërsa ato farkohen mbi kudhrën e përvojës. Mediat sërish e kanë nuhatur se aty diçka po zihet...

Në fund të kësaj premiere, regjisorja Berisha u shpreh se provat kanë shkuar mjaft mirë dhe tha se kjo shfaqje ka qenë paksa provokuese për shkak të zhanrit, trajtimit, mënyrës. Ajo shtoi se tani që Hillary është kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po vazhdon të përmendet afera e bashkëshortit të saj.

Ndërsa , aktoret Shengyl Ismajli dhe Rozi Kryeziu shprehën emocionet e tyre për këtë shfaqje, duke falënderuar në radhë të parë AAB Teatrin “Faruk Begolli”, që ju ka mundësuar të jenë pjesë e këtij produksioni teatral.

Teatri AAB “Faruk Begolli”, me këtë premierë mbylli sezonin veror të shfaqjeve, për t’ u rikthyer sërish në shtator me produksione të reja. “Për një teatër të ri ky është numri rekord i produksonit, ndërkohë që nga shtatori do vijmë me emra të rinj të regjisorëve, aktorëve , skenografë etj. “, ka thënë drejtoresha Burbuqe Breisha, duke shtuar se AAB Teatri “ Faruk Begolli” do jetë shtëpia e të gjithë atyre që prodhojnë teatër dhe konsumojnë teatër.
Displaying 4. Në AAB Tetarin “Faruk Begolli” u dha premiera e shfaqjes“Për çaj te Hillary”.JPGDisplaying 4. Në AAB Tetarin “Faruk Begolli” u dha premiera e shfaqjes“Për çaj te Hillary”.JPG