ShowBiz

Arratisja e ëmbël e motrave Vjollca, zbuloni ku gjenden bukuroshet e ekranit!

Janë dy nga motrat e njohura të showbizit shqiptar të cilat nuk ndahen për asnjë çast nga njëra-tjetra.
Bëhet fjalë për bukuroshet Marina dhe Luana Vjollca, të cilat vetëm pak muaj më parë punonin edhe në të njëjtin televizion.

Tashmë pas përfundimit të programit “C’est La Vie” duket se Marina ka vendosur të pushojë disa ditë duke udhëtuar drejt Milanos. Por së bashku me të ndodhet edhe motra e saj Luana, e cila gjithashtu ka publikuar në rrjete sociale vende nga ky qytet.

Mesa duket motrat Vjollca kanë patur nevojë për të kaluar pak kohë së bashku për t’i shpëtuar kështu stresit të përditshmërisë dhe punës në televizione./Gazeta Express/