Aktuale

Arrestim për fajde në Gjilan

Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për fajde.
Sipas Policisë në bazë të urdhëresës së gjykatës njësiti i Krimeve Ekonomike ka arrestuar të dyshuarin me dyshimin e bazuar se i njëjti është duke zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme ‘fajde’.
Gjatë bastisjes në shtëpinë të dyshuarit është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar./KosovaPress/