Aktuale

Arrestohen 38 persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka arrestuar 38 persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prej gjithë të arrestuarave 16 persona thuhet se janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.

Policia bëri të ditur se dje kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, prej tyre 21 me të lënduar dhe 24 pa lëndime në njerëz.

E për shkelje të rregullave të trafikut Policia e Kosovës bëri të ditur se ka shqiptuar 1268 gjoba në gjithë territorin e Kosovës./FaktePlus