Aktuale

Arrestohen dy persona, thyejnë xhamin e autobusit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se dje në Prishtinë janë arrestuar dy persona pasi që pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë sulmuar një person.

Në pamundësi për të goditur viktimën, dy të dyshuarit kanë goditur me shufër metalike xhamin e autobusit, pronë e viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

“Prishtine, -14:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar mirëpo në pamundësi për ta goditur viktimën, kanë goditur-thyer me shufër metalike xhamin e autobusit pronë e viktimës. Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

the authorBurbuqe Metolli