Aktuale

Arrestohen dy serbë, dyshohen për spiunazh

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serb të dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Siç njoftojnë organet e rendit, dy serbët janë arrestuar në Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, ku me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Në PKK Dheu i Bardhë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k-serb pasi që të njëjtit dyshohen për veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli