Aktuale

Arrestohen dy të dyshuar për shantazh, kërkuan të holla dhe stoli

Të martën në lagjen “Kurilla” të Prizrenit, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri shqiptar e tjetri turk për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në mënyra të ndryshme kishin shantazhuar dhe kanosur dy viktima femra.

Ata iu kishin kërkuar atyre të holla dhe stol ari.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton Kosova.