Aktuale

Arrestohen për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Podujevë ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim dokumentesh.

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, raporton të enjten Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në tri lokacione janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pasaporta një letërnjoftim, një shtëpizë kompjuteri, katër celularë, një sprej, një fishek dhe kopje të dokumenteve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.