Aktuale

Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

B DIGITAL - 22/06/2006 - Recibido por E.mail - Prostitutas trabajando en el Club Madam's junto a la N-II cerca de la frontera de La Jonquera (Girona) - © Pere Duran -

Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë persona si të dyshuar se kanë mundësuar dhe ushtruar prostitucion.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:

B. K.(1962), M. K.(1994 ) dhe A. R. (1995). Ndërsa të dyshuarat A.B(1989) dhe N.H(1999) janë liruar në procedurë të rregullt:

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin./KosovaPress/