Rajon & Botë

Arrestohen rreth 70 protestues në ShBA (Foto)

Gati 70 protestues janë arrestuar sot në Minesota të ShBA-së pasi policia po i largonte demonstruesit nga rrugët e rezidencës së guvernatorit të Minesotas.

Demonstruesit janë duke qëndruar në kampe jashtë rezidencës së guvernatorit që nga 7 korriku, vetëm një ditë pasi Philando Castile, një zezak, u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi që ishte urdhëruar nga policia të ndalë makinën, shkruan AP, përcjell Express.

E dashura e Castile e transmetoi drejtpërdrejt ndodhin pas incidentit në Facebook.

Policia në St. Paul ka thënë se arrestimet më të fundit janë bërë sot në orën 2.30 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur 23 persona u dërguan në paraburgim për prishjen e rendit publik dhe tubim të paligjshëm.

Ndërsa 60 persona janë arrestuar dje./Gazeta Express/