Aktuale

Arrestohen tetë persona të dyshuar për fajde në Pejë, Deçan e Gjakovë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me asistencë edhe të njësive tjera policore në funksion të realizimit të urdhresës së gjykatës kompetente në Pejë, me datë 24.08.2016, ka realizuar një operacion policor me ç’rast janë kontrolluar 14 lokacione të ndryshme në Pejë, Deçan dhe Gjakovë.

Operacioni policor është zhvilluar në 10 shtëpi, 2 banesa dhe 2 lokale, që gjenden në pronësi të 10 personave të dyshuar në rast, tetë prej të cilëve janë arrestuar, ndersa 2 të tjerëve iu janë lënë ftesat për paraqitje.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim:

1. A. G. (1972) (M )Sh/Kosovar

2. A. Gj. (1968) (M )Sh/Kosovar

3. A. K. (1976) (M )Sh/Kosovar

4. XH. C. (1961) (M )Sh/Kosovar

5. I. B. (1960) (M )Sh/Kosovar

6. Sh. B (1974) (M )Sh/Kosovar7. F. R. (1972) (M )Sh/Kosovar

8. P. R. (1984) (M )Sh/Kosovar.

Personat e involvuar dyshohet se që nga viti 2014 e deri me tani viktimës i kanë dhënë para me Fajde dhe shuma e përfituar dyshohet të jetë rreth katërqind mijë euro (400.000 EURO).

Gjithashtu, në këtë operacion gjatë bastisjes janë gjetur edhe dëshmi tjera dhe armë si:

• 2 (dy) kallashnikovë,

• 1 (një) pushkë gjysmëautomatike,

• 3 (tri) revole,1(një) antiplumb,

• 1 shufër.

• 1 sprej dhe

• municione të ndryshme.

Në lidhje me armët e gjetura Stacionet policore përkatëse kanë hapur raste të cilat janë duke i trajtuar konform procedurave të parapara ligjore.Përderisa, në lidhje me veprën penale “Fajde” janë konfiskuar para të gatshme ne vlerë 15.700 EURO si dhe shënime, fletore dhe kontrata të ndryshme.

Policia është ende në fazën e kompletimit të rastit dhe hetime të zgjeruara janë ende në proces për realizim.

Me vendim të Prokurorit kompetent të arrestuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtutjeshme ligjore.