Aktuale

Arrestohet 19-vjeçari në Mitrovicë, vodhi para nga një bastore

Pas një hetimi intensiv nga hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin E.S. i cili dyshohet se vetëm dy ditë më parë ka kryer veprën penale, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive ku ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave, njofton policia.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

the authorBurbuqe Metolli