Aktuale

Arrestohet 27 vjeçari pasi vodhi portofolin e një femre nga dora në Prishtinë

Dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, viktimës (femër), i është grabitur portofoli nga dora. Për këtë rast mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar L. D, mashkull, 27 vjeç, raporton Gazeta Express.
“Puna e hetuesve policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është finalizuar sot rreth orës 09:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

L. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thotë policia.

Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

the authorE B