ShowBiz

‘Arrestohet’ aktorja e njohur, kjo është arsyeja

Felicity Huffmen, është një nga aktoret më të dashura për publikun.
Protagonistja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, është në mesin e dhjetëra aktorëve të akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni, shkruan lajmi.net.

Kjo skemë ndihmonte në mënyrë të paligjshme regjistrimin e fëmijëve në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.

Pjesë e kësaj janë edhe shefat ekzekutivë, financierë, drejtues të firmave ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe stilistë.

Hafmen me bashkëshortin kanë paguar 15 mijë dollarë për të bijën .

“Këta prindër janë katalog i pasurisë dhe privilegjeve tha prokurori i përgjithshëm në Boston. Çdo vit qindra studentëve të talentuar punojnë shumë dhe stërmundohen për të hyrë në këto shkolla elite. Ndaj nuk mund të ketë një sistem të ndarë për të pasurit dhe as një sistem drejtësie më vete për ata”, ka thënë prokurori. /Lajmi.net/