Aktuale

Arrestohet djali dhe vajza që grabitën një grua në Ferizaj

Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka njoftuar se pas hetimeve edhe janë arrestuar dy persona të dyshuar, një djalë dhe një vajzë, në lidhje me rastin “Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.

Personat e arrestuar po dyshohet se i kanë grabitur një gruaje çantën e dorës dhe disa gjëra tjera.

“Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare, me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës Sony”, thuhet në një njoftim të policisë.

Bëhet e ditur se gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.

Me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, kurse për të miturën 24 orë./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli