Aktuale

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj

Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj.
Arrestimin e ka konfirmuar për Express, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Express mëson se i arrestuar është A. Ramadani, familjar i tre të arrestuarve të tjerë për të njëjtin rast.

Mbrëmë në Ferizaj rreth orës 18:00, është qëlluar për vdekje me armë zjarri B.H. 29 vjeç, në rrugën “Reçaku” të këtij qyteti.

Ndërkaq lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dhe janë kontrolluar shtëpitë e tyre.

Vrasjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, kur i dyshuari pastaj qëlloi viktimën për vdekje.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër./Express/

the authorE B