Aktuale

Arrestohet hajni i kafesë në Mitrovicë

Një person është arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se ka vjedhur kafe në vlerë prej 100 euro.

Policia njofton se raportimi për vjedhje ka ndodhur një javë më parë, respektivisht në pasditen e 12 gushit, ndërsa arrestimi ka ardhur pas një hetimi disa ditor.

“Më 20 gusht është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte vjedhur kafe me vlerë rreth 100 euro nga viktima mashkull K-Shqiptar”, bëri të ditur zyra për informim e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për vjedhje të kafesë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh dhe ndaj tij mund të merren masa tjera nga organet e drejtësisë./FaktePlus