Sport

Arrestohet huligani serb, Ivan Bogdanov

Ivan Bogdanov, huligani serb i Crvena Zvezdës, është arrestuar nga policia gjermane
Sipas të përditshmja gjermane “Ekspress”, policia e Kolnit e ka arrestuar huliganin serb, Ivan Bogdanov.

Tetë tifozë të Crvena Zvezdës në mesin e së cilëve është edhe Ivan Bogdanov janë në listën e 500 huliganëve të arrestuar në Koln.

Bogdanov është i njohur për shqiptarët. Ai kishte djegur flamurin shqiptar në ndeshjen mes Serbisë dhe Italisë në Genova.

Kurse, kishte qenë prezent edhe në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ai e ka të ndaluar të shkoj nëpër stadiume për shkak të trazirave që ka shkaktuar në të kaluarën.

Mësohet se Bogdanov me shokë kanë shkuar në Gjermani për ta përkrahur Crvena Zvezdën në ndeshjen ndaj Kolnit, e cila luhet sonte në Europa League nga ora 19:00, transmeton Express.