Aktuale

Arrestohet më pas lirohet nëna për keqtrajtim të fëmijëve të saj në Prishtinë

Dje policia ka arrestuar një nënë pasi kishte dalur për të kërkuar lëmoshë me tre fëmijët e saj në Prishtinë. Rasti është hapur si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve, ndërsa pas intervistimit e dyshuara është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Xhevdet Doda”, Prishtinë 28.06.2018 – 12:13. Gjatë zbatimit të planit operativ nga Policia, duke kërkuar lëmoshë së bashku me tre fëmijë është takuar dhe është ndaluar e dyshuara femër K/Rome ndaj të cilës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

the authorE B