Aktuale

Arrestohet në Bosnje një person për atentat ndaj Vuçiçit

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar një person i cili dyshohet për atentatin ndaj kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

Personi është arrestuar në zonën e Banja Lukës dhe është dorëzuar në gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës për ta përcaktuar ekstradimin, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se pranë shtëpisë së Vuçiqit është gjetur një arsenal armësh. Katër granata dore dhe 100 fishekë.