Aktuale

Arrestohet nga Policia personi që kërcënoi nënën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte kërcënuar nënën e tij.
Mbrëmë në Prishtinë në ora 21:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kërcënuar nënën e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/